Për pak do të humbiste Evropianin, talenti është i lumtur: Rikuperimi po ecën shumë mirë!

1 Prill 2020
12:23
back button

Nicolo Zaniolo pësoi një dëmtim të rëndë disa muaj më parë në ndeshjen ndaj Juventusit dhe talenti italian rrezikonte seriozisht pjesëmarrjen në Evropian. Sidoqoftë, Coronavirus ka shtyrë evenimentin dhe tashmë fantazisti i Romës është më i lehtësuar.

Edhe rikuperimi nga dëmtimi duket se po ecën mirë për talentin, i cili së fundmi ka folur në faqen zyrtare të Romës, duke treguar se po ecën shumë mirë me rikuperimin dhe se duhet të falënderonte në veçanti tifozët.

“Çdo gjë po shkon shumë mirë. Ditë pas dite ndihem akoma më mirë. Bëj gati-gati të njëjtat ushtrime që bëja në qendrën stërvitore për t’u rikuperuar, thjesht tani i bëj në shtëpi. Jam shumë më mirë dhe shpresoj të rikuperohem sa më shpejt të jetë e mundur. Më duhet t’i falënderoj tifozët sepse kanë qenë të shumtë mesazhet e tyre dhe të them të drejtën më kanë prekur dhe motivuar shumë”, përfundon Zaniolo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit