“Për pak sa nuk e bëra në brekë kur Ferguson…”

23 Janar 2019
18:41
back button

Ylli i Manchester United Jesse Lingard zbulon se për pak sa nuk e bëri në breku kur Sir Alex Ferguson përfshiu atë dhe Paul Pogba në ekipin e parë për ndeshjen e Premier League ndaj Newcastle. 

Dyshja e United Lingard dhe Pogba aktualisht janë duke shkëlqyer nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka ndihmuar Djajtë e Kuq duke marrë shtatë fitore radhazi në të gjithë kompeticionet. 

Ikona e Djajve Alex Ferguson ka pasur pritshmëri të mëdha për Lingard dhe në vitin 2012, ai përfshiu në ekipin e parë atë dhe Pogba për sfidën ndaj Newcastle. 

“Nuk do ta harroj kurrë ditën kur Sir Alex na grumbulloi për ndeshjen jashtë fushe ndaj Newcastle,” shprehet mesfushori për Players Tribute. 

“Ishim 18, 19 vjeç, mbaj mend që pashë përreth dhomës së zhveshjes e cila ishte e mbushur me legjenda duke veshur çorapet. Scholes, Rooney, Rio, Giggsy.

“Unë dhe Pogba u ulëm në vendet tona dhe ishim mësuar të luanim përpara 200 vetave, jo përpara 50,000 tifozëve. 

“Mbaje mend që fillova të dridhesha. Mendova se po të aktivizohesha atë ndeshje do ta kisha bërë në brekë. Fatmirësisht qëndrova në stol atë ndeshje.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit