Për Ramos nuk ekzistojnë kufijtë, bëhet “mister 600” i Real Madridit

13 Shkurt 2019
14:26
Alfred Lleshi
back button

Ajo nuk ishte një ditë e zakonshme për historinë e Real Madridit, më 31 gusht 2005, kur Florentino Perez nënshkroi me Sergio Ramos, i cili kishte shkëlqyer te Sevilla. Ai u bë mbrojtësi më i shtrenjtë ndonjëherë në futbollin spanjoll (27 milionë). "Galáctico y español" lexohej në kopertinën e ditës së nesërme të gazetës “As”, më 1 shtator, me Ramos protagonist.

Edhe faqja e 3 shtatorit ishte për të, në një vrojtim të asaj që do të ishte karriera e tij në “Bernabeu”. Në aeroport, gati për të udhëtuar me ekipin kombëtar për në Santander, Ramos foli për foton e “As” të 24 orëve më parë. "Nuk e pata të vështirë për ta kapur ëndrrën, sepse erdha në klubin e ëndrrave", – rrëfeu ai. Dhe, në moshën 19-vjeçare, ai nuk u kursye në ambicie: "Dua t’i fitoj të gjithë titujt e mundshëm".

Ramos është lojtari i shtatë në numrin e ndeshjeve dhe i treti në titujt e fituar në "Bernabeu". Ky ka qenë produkti i rreth 13 viteve e gjysmë karrierë, plot gëzime e arritje sportive. “Palmaresi” personal i kapitenit të bardhë mbart sot për sot 4 Champions, 4 La Liga, 4 Botërorë Klubesh, 3 Superkupa Europiane, 3 Superkupa të Spanjës dhe 2 Kupa Mbreti. 

Ai do të rrumbullakosë 600 ndeshje sonte, në “Johan Cruyff Arena”, aty ku në vitin 1998, Real Madridi e ka rifituar vrullin në Champions. Dhe atyre 20 trofeve të përmendur pak më lart, ju mund t’i shtoni edhe tre të tjerë me kombëtaren e Spanjës: dy Kampionate Europiane dhe Kupën e Botës. Pa llogaritur këtu çmimet e shumta individuale. 

Lojtari i shtatë me më shumë ndeshje në historinë e klubit galaktik shtë vënë në ndjekje të paraardhësve të vet në këtë lloj klasifikimi: Hierro dhe Gento (601 ndeshje), Santillana (645), Sanchis (710), Casillas (725) dhe Raul (741). Një sfidë në kulmin e një lojtari plot karakter, për të cilin kufijtë nuk duket se ekzistojnë. 

KOMPETICIONi

NUMERI I NDESHJEVE

La LIGA

414

CHAMPIONS

118

KUPA E MBRETIT

45

SUPERKUPA E SPANJES

12

SUPERKUPA E EUROPES

6

BOTERORI PER KLUBET

4

Lajme të tjera

Lajmet e fundit