“Për titullin mendoj vetë, Conor le të duelojë me humbësit”

16 Shtator 2019
11:29
Telesport
back button

Sfida mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson ka dështuar 4 herë të realizohet. Dëmtimet e sportistëve kanë bërë që kjo përballje të anullohet gjithnjë. Gjithsesi, tani është kohë që kjo sfidë e mallkuar të organizohet sërish dhe këtë herë do të duelohet për titullin kampion bote në peshën e lehtë.

Tony Ferguson, këtë herë në rolin e sfidantit, në një intervistë për “MMA Mania” tha: “Duhet të dueloj për titullin, kjo është gjëja më e rëndësishme. Objektivi im është vetëm titulli. Për mua nuk kishte rëndësi se ndaj kujt do të dueloja, Khabib apo Poirier, rëndësi ka vetëm titulli”, u shpreh Tony “El Cucuy” Ferguson.

Amerikani i ka çuar një mesazh Conor McGregor, duke i thënë se nuk ka asnjë shans që ai të duelojë për titullin. “Le të marrë humbësin dhe të duelojë me të, për titullin mendoj vetë. Khabib do të shohë se çdo të thotë të duelosh me më të mirin”, tha Ferguson.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit