Perandori Adriano i jep fund martesës pas 24 ditësh, “fajin” e ka Brazil-Zvicër

4 Dhjetor 2022
11:10
Denis Hakanaj
back button

Ndoshta mund të mbetet në histori si një nga martesat më të shkurtra të të gjitha kohërave ajo mes Perandorit Adriano dhe Micaela Mesquita.

Siç ka bërë të ditur Extra në Brazil, të dy janë ndarë vetëm 24 ditë pasi janë martuar. Arsyeja? Duket se ish-lojtari i Inter-it ka shkuar të takohet me miqtë në Vila Cruzeiro, në Penha, ku është rritur, në zonën veriore të Rios, dhe ëhstë kthyer në shtëpi dy ditë më mbrapa.

Kishte shkuar të shihte ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës, por nuk e kishte lajmëruar gruan dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Të dy kanë bërë fjalë dhe më pas janë ndarë.

Nuk ndiqen më në rrjetet sociale dhe kanë fshirë postime të ndryshme ku ishin bashkë. Plani i të dyve ishte ai që të bënin një festë private këto ditë, vetëm për familjen dhe miqtë e ngushtë, pa shumë luks ose festime. Por fati ka bërë që gjithçka të prishet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit