Përballja klasike, Federer e Nadal sfidë në gjysmëfinalet e Indian Wells

16 Mars 2019
14:57
Telesport
back button

Roger Federer dhe Rafael Nadal janë kualifikuar për në gjysmëfinalet e turneut Masters të Indian Wells, që zhvillohet në Amerikë. Dy tenistët kanë respektuar parashikimet, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale, pas fitoreve që arritën në çerekfinale, ku treguan një formë të mirë sportive.

Federer mposhti 2-0 (6-4, 6-4) polakun Hubert Hurkacz, ndeshje e dominuar nga tenisti zviceran, që pati një epërsi të lehtë në të dyja setet. Zvicerani fitoi nga një “game” në secilin set, duke e ruajtur atë avantazh deri në fund dhe e meritoi fitoren.

Më e vështirë fitorja e Rafael Nadal, që mundi po 2-0 (7-6, 7-6) usin Karen Khachanov. Të dyja setet u vendosën në “tie break”, pasi tenistët fitonin “game” me shërbimet e tyre. Në pikët shtesë ishte spanjolli ai që u tregua më i saktë, duke fituar falë përvojës.

Në gjysmëfinalen tjetër të turneut Masteres të Indian Wells do të luajnë austriaku Dominic Thiem (përfitoi nga tërheqja e rivalit) dhe kanadezi Milos Raonic (mundi 2-0 Miomir Mecmanovic).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit