Përballje gangsterësh, Masvidal konfirmon negociatat me Nate Diaz

23 Gusht 2019
8:44
Telesport
back button

Pas deklaratës së Nate Diaz se dëshiron të duelojë ndaj Jorge Masvidal, ky i fundit ka replikuar duke thënë se është gati për këtë sfidë. “Unë jam gati. Në nëntor apo dhjetor, kurdo që dëshiron Nate. Le t’u japim fansave atë duel që ata dëshirojnë të shohin”, tha Masvidal.

Më tej, Masvidal u shpreh se kanë nisur negociatat mes palëve për të realizuar këtë sfidë. Fundjavën e kaluar (eventi UFC-241), Nate Diaz u rikthye në kafaz pas 3 vitesh dhe mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve Anthjony Pettis. Pas kësaj sfide ai u shpreh se dëshiron të përballet me Masvidal.

Unë do të bëj atë që është më e mirë për mua. Jemi si dy qen të tërbuar që në kafaz do të përballen mes tyre. Gjithsesi, tani për tani po negociojmë dhe të shohim”, tha Masvidal. Nate Diaz u shpreh se ai dhe Jorge janë dy gansterët e vetëm të mbetur në UFC.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit