Përballje historike me PSG, te Atalanta jetojnë ëndrrën: Do të jetë si në shkollë!

10 Korrik 2020
13:05
Telesport
back button

Një sezon fantastik dhe përrallor deri tani, por që më e bukura ende duhet të vijë! Atalanta nuk jeton më me ëndrra, por edhe me realitetin, sidomos pasi pandemia nuk ndikoi aspak te paraqitjet e djemve të Gasperinit, që kanë fituar të gjitha ndeshjet që pas rinisjes së futbollit: 5 ndeshje, 5 fitore në kampionat.

Numra të frikshëm dhe 85 gola të shënuar në 31 ndeshje. Gati 3 ndeshje për ndeshje. Shorti i çerekfinaleve të Champions League e ka vendosur përballë PSG së yjeve Neymar-Mbappe dhe të tjerët…

Champions, ai quarti l'Atalanta incontra il Paris Saint Germain ...

Antonio Percassi, presidenti i klubit bergamask ka komentuar kështu shortin: “Për ne është një nder që jemi mes 8 më të mirave të Europës. Një ëndërr për qytetin e Bergamos, një event historik. Do të luajme me përulësi, do të jetë si të shkojmë në shkollë dhe do të përpiqemi të mësojmë dhe rritemi”.

Antonio Percassi, l'imprenditore con un passato in Serie A che ha ...

“Do të jetë një ndeshje për t’u mbajtur mend gjatë në historinë e Atalantas”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit