Përcaktohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës, sfidë e fortë në Grupin B

2 Dhjetor 2023
21:35
Telesport
back button

Janë luajtur sot pasdite ndeshjet e raundit të 4-t të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, duke përcaktuar edhe skuadrat e para që avancojnë në gjysmëfinale. Në Grupin A, Partizani mundi 3-0 Teutën në Durrës (25-13, 256-24, 25-19), duke u kualifikuar për më tej.

Në fazën tjetër është kualifikuar edhe Tirana kampione. Bardheblutë fituan 3-1 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas (25-12, 25-22, 23-25, 26-24). Një ndeshje me emocione e rivalitet, e hapur deri në fund.

Në Grupin B, garë e hapur për një vend në gjysmëfinale, ku tri ekipe janë ende në lojë për dy pozicione. Skënderbeu mundi 3-0 Vllazninë në Korcë (25-16, 28-26, 26-24), ndërsa Erzeni fitoi 3-0 ndaj Elbasanit jashtë fushe (25-23, 25-18, 25-16).

Grupi A-Meshkuj (java 4-t)

Teuta – Partizani, 0-3

Studenti – Tirana, 1-3

Renditja: Tirana 11 pikë, Partizani 10 pikë, Studenti 3 pikë, Teuta 0 pikë.

Grupi B-Meshkuj (java 4-t)

Skënderbeu – Vllaznia, 3-0

Elbasani – Erzeni, 0-3

Renditja: Erzeni 9 pikë, Skënderbeu 8 pikë, Vllaznia 7 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit