Përcaktohen finalet e Kupës së Federatës: Përsëriten sfidat e fundsezonit të kaluar

28 Shtator 2023
9:00
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Federatës në basketboll për meshkuj, turne që prej disa ditësh po zhvillohet në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga”, në Durrës.

Në gjysmëfinalen e parë, mposhti me përmbysje 91-89 Kamza Basket, në një duel të ekuilibruar e me shumë rivalitet. Në fundin e tij, takimi u bë mjaft emocionues, por në fund triumfuan bardheblutë.

Më të lehtë e pati Besëlidhja, që mundi 108-66 Partizanin, në një ndeshje të dominuar nga lezhjanët. Kështu, në finale do të përballen Tirana e Besëlidhja, dy skuadrat finaliste të play off-it të sezonit të kaluar.

E njëjta gjë edhe të femrat, ku në finale do të luajnë Flamurtari kampion e Partizanin finalist i sezonit të kaluar.

Çerekfinale, meshkuj

Apolonia – Partizani, 76-79

Kamza Basket – Flamurtari, 87-63

Gjysmëfinale, meshkuj

Besëlidhja – Partizani, 108-66

Tirana – Kamza Basket, 91-89

Finale, meshkuj

Besëlidhja – Tirana, 19:00

Gjysmëfinale, femra

Partizani – Tirana, 71-68

Flamurtari – Teuta, 56-46

Finale, femra

Partizani – Flamurtari, 17:00

Lajme të tjera

Lajmet e fundit