Përcaktohet kalendari i Kategorisë së parë, ja duelet e javës startuese

9 Shtator 2019
13:34
Alfred Lleshi
back button

FSHF-ja ka përcaktuar kalendarin e Kategorisë së Parë, sezoni i ri futbollistik. Interesant është fakti se goglat kanë përcaktuar që në javën e parë përballje të forta, ndërkohë që disa garues kanë objektiva maksimalistë, për t’u ngjitur në elitë. Në këtë kategori luajnë disa skuadra të njohura të vendit tonë, si Dinamo, Besa, Elbasani, Lushnja, Apolonia etj. Sipas skemës paraprake, kjo kategori është e ndarë në dy grupe, A dhe B, ose siç njihen ndryshe në grupin e veriut dhe të jugut. Afërsia gjeografike qëndron në bazë të kësaj ndarjeje në dy fazat e para.

Kategoria e Parë, ndeshjet e javës së 1-rë
GRUPI A
KASTRIOTI-EGNATIA
TËRBUNI-DINAMO
SHKUMBINI – BURRELI
BESËLIDHJA-KORABI
VELEÇIKU-ERZENI

GRUPI B
ELBASANI-APOLONIA
LUSHNJA-SHËNKOLLI
DEVOLLI-POGRADECI
ORIKU-BESA
TURBINA-ILIRA

Lajme të tjera

Lajmet e fundit