Perez dorëzohet, Ramos fiton betejën personale me presidentin!

11 Gusht 2020
22:31
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi fitoi titullin kampion në Spanjë dhe Superkupën duke mbyllur një sezon të suksesshëm, pavarësisht se nuk ecën larg në Champions dhe Kupën e Mbretit.

Ekipi madrilen po mendon për sezonin e ardhshëm. Presidenti Florentino Perez po mendon për rinovimin e kapitenit Sergio Ramos, pasi nuk do të bëjë afrim big këtë verë, shkruan AS.

Kapitenit i mbaron kontrata sezonin e ardhshëm dhe po bisedon për rinovimin e saj. Perez donte një kontratë 1-vjeçare për të ndjekur rregullin e Realit që nuk rinovon më shumë me futbollistët mbi 30 vjeç, por për kapitenin mund të ketë një tolerim. Ramos pritet të firmosë deri në vitin 2023.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit