Pérez e ka zgjedhur tashmë trajnerin e tij të ri, nëse Ancelotti largohet. Ja kushti për italianin

1 Prill 2023
15:32
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja e pankinës së Real Madridit është më pezull se kurrë. Pamundësia për të fituar La Liga-n e lë Carlo Ancelottin në dorë të Ligës së Kampionëve. Pra, duhet ta fitojë këtë të fundit, mundësisht me gjithë Kupën e Mbretit, që të vazhdojë në detyrë, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2024. Bordi drejtues i “Los Blancos” tashmë po mendon për një zëvendësues, nëse kjo nuk ndodh.

Në fakt, emri që Florentino Pérez ka në tavolinë si favorit për të zëvendësuar “Carletton” është Mauricio Pochettino, i cili gjithashtu është i lirë, pasi u shkarkua nga PSG vitin e kaluar. Këtë e konfirmon media “TyC Sports”, e cila raporton se ish-lojtari i Espanyolit dëshiron të stërvitë duke filluar nga vera e ardhshme dhe është i preferuari i presidentit të të bardhëve madrilenë.

Nga ana e tij, argjentinasi, i cili gjithashtu ka propozimin për t’u rikthyer në stolin e Tottenham, do të presë që ngjarjet të ecin përpara për të marrë në dorë frenat e Real Madridit, diçka për të cilën ka aspiruar tashmë në raste të mëparshme.

Kështu, nëse i preferuari i presidentit është Pochettino dhe fati e vendos Ancelottin në portën e largimit nga “Bernabeu”, ka shumë mundësi që argjentinasi të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madridit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit