Perez merr vendimin e çuditshëm, largon Realin nga Bernabeu

1 Qershor 2020
20:48
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi nuk do t’i luajë në “Santiago Bernabeu” ndeshjet e mbetura të La Ligas. Ekipi spanjoll ka vendosur që ndeshjet e mbetura të mos i luajë në impiantin gjigant, pasi aty kanë nisur riparimet për të shtuar kapacitetin dhe modernizuar stadiumin e kryeqytetasve.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, e konfirmoi vetë diçka të tillë duke deklaruar se do të përdorej aneksi për të luajtur. Stadiumi do të jetë i boshatisur, prandaj dhe më e mira do të jetë të luhet në kampin stërvitor “Alfredo di Stefano” dhe punimet e stadiumit të ri të mos ndalen.

“Të gjitha ndeshjet që do t’i luajmë në shtëpi, do t’i zhvillojmë te kompleksi stërvitor ‘Alfredo Di Stefano’. Kjo gjë na bën që të ecim më shpejt me punimet në Bernabeu. shpresojmë që stadiumin e ri ta kemi gati në sezonin e ardhshëm”, – tha Perez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit