Perez nuk i plotëson dëshirën, Zidane nuk arrin te mesfushori

2 Qershor 2020
20:24
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Zinedine Zidane duket se ka hequr dorë nga dëshira e tij e madhe për të patur në skuadër, Paul Pogba. Francezi e dëshironte shumë kampionin e botës dhe e kërkonte prej kohësh, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk pranon të shpenzojë një shifër të majme për të sjellë në Bernabeu Pogbanë. Kriza e COVID-19 ka bërë një gropë të madhe në arkat e çdo klubi, prandaj madrilenët nuk duan të shpenzojnë më shumë.

Një tjetër arsye se pse Reali nuk do të shpenzojë është dhe fakti se klubi madrilen po punon në rikonstruktimin e stadiumit “Santiango Bernabeu”. Kjo do të thotë se Perez nuk do t’i plotësojë surprizën teknikut të tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit