Përfaqësohen vetëm 5 skuadra, UEFA shpall top-formacionin e Champions-it

31 Maj 2022
11:27
Alfred Lleshi
back button

Është fundi i sezonit dhe kohë bilanesh për klubet, por edhe organizatorët e kompeticioneve të ndryshme. “Qershia mbi tortë” si përherë është Champions League, ku në fund triumfoi Real Madridi, duke likujduar njëri pas tjetrit favoritë si PSG, Chelsea, Manchester City dhe në finale e Parisit, Liverpool-in.

“Los Blancos” u shpallën për herë të 14-të në histori kampionë të Europës për klubet, duke thelluar diferencën me ndjkësin më të afërt, Milanin, me dyfish trofe të tillë.

UEFA, që u kryqëzua për atë që ndodhi para finales me tifozët, çka solli fillimin e Real Madrid-Liverpool me 37 minuta vonesë, ka publikuar sot top-formacionin e edicionit që sapo u mbyll të Ligës së Kampionëve.

Më konkretisht, paneli i vëzhguesve teknikë të UEFA-s kanë zgjedhur top-formacionin 2021-2022, i cili përbëhet me lojtarë nga Real Madridi, Liverpool, Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

Portier
Thiabult Courtois (Real Madrid)

Mbrojtës
Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Antonio Rüdiger (Chelsea), Virgil van Dijk (Liverpool), Andy Robertson (Liverpool)

Mesfushorë
Kevin De Bruyne (Manchester City), Fabinho (Liverpool), Luka Modrić (Real Madrid)

Sulmues
Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain), Karim Benzema (Real Madrid), Vinícius Júnior (Real Madrid)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit