Përforcimi i katërt i dimrit, Teuta e gjen “digën” e mbrojtjes në Bosnje

23 Janar 2020
14:03
Alfred Lleshi
back button

Teuta e nisi 2020-ën keq, me humbje në shtëpi, në të parën ndeshje zyrtare të këtij viti. Laçi doli triumfues nga “Niko Dovana”, në “derbin” e trajnerëve shkodranë, Martini-Cungu. Një rast për të parë se ka vend për përmirësime në lojë dhe grup. Në këtë funksion, klubi durrsak ka zyrtarizuar sot përforcimin e radhës. Fjala është një qendërmbrojtës, 1.90 metra i gjatë, që vjen nga Bosnje Hercegovina.

Ja njoftimi: “KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 22-vjeçar, Kenen Hreljic. Drejtuesit e klubit dhe qendërmbrojtësi kanë gjetur akordin për bashkëpunim. Pas firmosjes së kontratës, lojtari tashmë është zyrtarisht pjesë e bluve. Hreljic në Durrës vjen nga kampionati boshnjak, ku është paraqitur me FK Mladost. Atje ka luajtur 9 ndeshje dhe ka shënuar 1 gola. Kenen Hreljic është bashkuar me ekipin durrsak në stërvitje, ndërsa bëhet përforcimi i katërt i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Kenen Hreljic, duke i dëshiruar suksese dhe shumë fitore me fanellën e skuadrës tonë!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit