Futboll

Përforcohet Bylis, rimerr Kulin

Mesfushori 33-vjeçar dhe me shumë eksperiencë në ekipet e kampionatit shqiptar, Bekim Kuli mësohet të ketë zyrtarizuar sot rikthimin e tij te skuadra e Bylisit. Një marrëveshje kjo dypalëshe nga e cila Kuli shpreson të përfitojë aktivizimin e mjaftueshëm për t’u shndërruar në lider të ballshiotëve, ndërsa këta të fundit synojnë të përforcohen duke shfrytëzuar eksperiencën dhe cilësitë teknike të kavajasit.

Me rikthimin e skuadrës së Bylisit në Superligë, rikthehet edhe Bekim Kuli te ballshiotët, pas një viti distancë.

Me rikthimin e skuadrës së Bylisit në Superligë, rikthehet edhe Bekim Kuli te ballshiotët, pas një viti distancë.

Së fundmi Kuli u aktivizua për gjysmë sezoni te skuadra e Teutës, por duke mos patur në dispozicion hapësirat dhe minutazhin e dëshiruar prej tij. Pas atij me Shkumbinin në edicionit 2010-2011, ku në 27 ndeshje si titullar realizoi plot 9 gola, sezoni më pozitiv për Kulin ka qenë pikërisht ai me Bylisin në Superligë në 2013-2014, ku realizoi 5 gola në 22 takime.

[total-poll id=70779]

Më shumë nga Futboll