Përforcohet Kukësi, zyrtarizon mbrojtësin e kombëtares lituaneze

22 Janar 2021
14:26
Alfred Lleshi
back button

Kukësi zyrtarizon përforcimin e radhës në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për një mbrojtës lituanez, që iu bashkohet nënkampionëve të vendit. Ja njoftimi i klubit verilindor me këtë rast: “Rolandas Baravykas është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Mbrojtësi lituanez ka firmosur ditën e sotme kontratën me klubin tonë deri në verën e vitit 2022, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit. Mbrojtësi 25-vjeçar vjen nga kampionati qipriot i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet menjëherë me ekipin në stërvitje.

Baravykas është njëkohësisht edhe futbollist i kombëtares lituaneze të futbollit, duke u aktivizuar në 20 ndeshje dhe shënuar 1 gol. Ai ishte në “Air Albania” në ndeshjen që kombëtarja shqiptare luajti ndaj Lituanisë, por për arsye shëndetësore nuk u aktivizua. Mbrojtësi lituanez ka luajtur me ekipe si Altantas e Zalgiris, ndërsa së fundi është aktivizuar me ekipin e Nea Salamis në Qipro. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Baravykas!

Skeda e Lojtarit:
Emri: Rolandas Baravykas
Mosha: 25 vjeç
Kombësia: Lituaneze
Pozicioni: Mbrojtës i djathtë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit