Përfundon ëndrra Champions për Tiranën (VIDEO)

25 Gusht 2020
22:13
Eraldo Harlicaj
back button

Mungesë fati, eksperiencë por edhe pasaktësi në raste! Tirana detyrohet të japë lamtumirën në turin e dytë të Champions League dhe tashmë do të luajë në turin e tretë të Europa League (do ta njohë me short kundërshtarin).

Skuadra e drejtuar nga Egbo zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj kampiones së Serbisë, Crvena Zvezda, por në mundësitë që ju krijuan gaboi shumë, duke qenë edhe e pafat me shtyllën e goditur nga talenti Muçi…

Ndërkohë, rastin më flagrant e kishte edhe Cobbinah duke mos shënuar, ashtu si Cale në fund!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit