Përfundon mbledhja, futbolli spanjoll përgatitet për të rinisur me derbin e ndezur!

28 Maj 2020
18:54
Telesport
back button

Futbolli spanjoll do të rinisë më 11 qershor! Të paktën, sipas lajmit të fundit të publikuar në mediat spanjolle, ku shkruhet se autoritetet kanë dhënë “dritën jeshile” që gjithçka të niste që me datën 8 qershor.

Megjithatë, në mbledhjen e fundit ku morën pjesë 42 klube profesioniste (La Liga dhe Segunda Division), presidenti Javier Tebas ka konfirmuar të enjten e 11 qershorit.

Ndeshja e parë pritet të jetë Sevilla-Betis, derbi i ndezur, ndërsa kampionati pritet ë përfundojë më 19 korrik. Lajmi u postua nga Pedro Fullana, që shpjegon dhe se ndër vendimet e marra është se ndeshjet do të luhen në ditë të ndryshme, deri në javët e fundit, kur të gjitha takimet zhvillohen në një ditë dhe në një orar.

Faza play-off për skuadrat që tentojnë të ngjiten në La Liga do të zhvillohet deri më 2 gusht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit