Përfundon Turi 77-të Çiklistik i Shqipërisë, triumfon italiani Bazzica

22 Shtator 2020
9:09
Telesport
back button

Ka përfunduar edicioni nr.77 i Turit Çiklistik të Shqipërisë, një event i vështirë për t’u organizuar për shkak të pandemisë Covid-19. Gjithsesi, me 4 etapa në total, Federata Shqiptare e Çiklizmit arriti të zhvillojë një event të mirë, që nis nga Tirana dhe përfundoi në Fier.

Në total, çiklistët përshkuan 468km dhe në fund triumfoi italiani Tommaso Bazzica, që fitoi edhe etapën hapëse të këtij eventi. Në vendin e dytë u klasifikua Bruno Asllani dhe në të tretin Olsion Velia. Si ekip, triumfoi skuadra italiane e Male Mantile.

Në këtë event, përveç çiklistëve nga Shqipëria kishte pjesëmarrës edhe nga Italia, Maqedonia e Veriut, Kosova e Bullgaria, duke i dhënë më shumë rivalitet garës. Tiranë-Belsh-Elbasan; Elbasan-Vlorë; Vlorë-Përmet dhe Përmet-Fier ishin 4 etapat e këtij edicioni të Turit Çiklistik.

Jemi të kënaqur me këtë organizim edhe pse u sforcuam pak. Nuk donin të hiqnim dorë, ndaj falënderoj të gjithë ata që na mbështetën për organizimin e këtij turneu”, tha Skënder Anxhaku, president ii Federatës Shqiptare të Çiklizmit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit