Përgatitja e Fury: Masturbohem shtatë herë në ditë

14 Janar 2020
21:37
Denis Hakanaj
back button

Në pritje të përballjes së 22 shkurtit për titullin botëror të peshave të rënda WBC kundër amerikanit Deontay Wilder, boksieri anglez, Tyson Fury, nuk lë asgjë pa provuar në fazën përgatitore.

“Po bëjm shumë gjëra që nuk i kam bërë kurrë më parë, – u ka thënë Fury gazetarëve, siç ka raportuar Mirror, – po ha pesë ose gjashtë vakte në ditë, duke pirë tetë litra ujë. Nëse kjo do të më japë një avantazh, jam i gatshëm ta provoj”.

Por jo vetëm kaq: “Masturbohem shtatë herë në ditë, vazhdoj të pompoj testosteronin tim”, ka qenë deklarata befasuese e Fury, i cili  ndodhet në Amerikë në pritje të ndeshjes me Wilder, që do të zhvillohet në Las Vegas në më pak se një muaj.

Boksieri 31-vjeçar nga Manchester kërkon suksesin, pasi ndeshja e parë u mbyll barazim mes polemikave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit