Përgjigja e Keita Balde dhe gruas së tij: “Icardi dhe Wanda janë vërtet budallenj. Ne nuk duam…”

26 Janar 2023
22:42
Telesport
back button

Një histori e pabesueshme, e gjitha e shkruar në rrjetet sociale, para syve të miliona ndjekësve. Flitet për një miqësi, një gjoja tradhti (një tjetër), me pak fjalë, për marrëdhënie të ndërlikuara. Në Argjentinë folën për një flirt mes gruas së Icardit, Wanda Nara, me Keita Balde, ish-partneri i Mauritos në kohën kur luanin te Interi.

Pak minuta më parë, argjentinasi e bëri të qartë në Instagram se ka qenë sulmuesi që i ka dalë në mbrojtje ne rrjetet sociale gruas së tij dhe gjithashtu ka shpjeguar se i kishte thënë gjithçka gruas së Keita-s, duke e quajtur edhe atë nje te tradhtuar me brire…

Nga Argjentina, nga gazetari i Radio Mitre, Juan Etchegoyen, vjen versioni i Keita-s dhe gruas së tij, Simona Guatieri. “Sapo fola për 13 minuta me të dy – shpjegoi gazetarja – dhe ajo më tha se Icardi e kishte telefonuar dje për shkak të një mesazhi që burri i saj do t’ia kishte dërguar Wandas. Nuk duam të kemi asnjë lidhje me këtë”, thonë të dy.

Ajo nuk e ka thirrur kurrë Icardin. Keita – vazhdoi gazetari në rrëfimin e tij – pasi mori vesh se çfarë ndodhi, i dërgoi një mesazh Mauros por ai nuk përgjigjet. “Çfarë sot varet nga ne, nesër ndoshta varet nga të tjerët. Kaluam një ditëlindje si kolegë pune, me trajtim të përzemërt”, thonë Keita dhe bashkëshortja e tij.

“Nuk na pëlqen as kjo jetë, as gjithë këto muhabete”, shtoi gruaja e tij Simona: “Ata jetojnë kështu, janë vërtet budallenj, si fëmijë. .Nuk dua qe emrat tane te dalin prane emrave te tyre.Nuk duam te pijme as nje kafe me ta. Burri im eshte futbollist, nuk merret me thashetheme. Nuk dua te perdorin emrat tanë. Emri im nuk duhet të vendoset pranë emrit të tyre”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit