Perisic, i tërbuar me trajtimin e drejtuesve zikaltërve. Gati të hidhet në prehërin e Juventusit

19 Maj 2022
9:43
Alfred Lleshi
back button

Perisic te Juventusi, sigurisht që nuk është një marrëveshje tashmë e kryer, por diskutimet mes palëve janë duke u zhvilluar. Kështu raporton edicioni i sotëm i “Tuttosport”, i cili shpjegon sesi bardhezinjtë i kanë hedhur në tavolinë kroatit një ofertë 2-vjeçare, me opsion për vitin e tretë, me 6 milionë euro në sezon.

Një ofertë që e kalon shumë atë të Interit, e cila u ndal në 4.5 milionë euro, plus bonuse. Një takim i ri mes zikaltërve dhe agjentëve të mesfushorit ballkanas është në rendin e ditës në fillim të javës së ardhshme, por hapësira për manovrim është thuajse inekzistente.

Krahas aspektit ekonomik, Perisic duket i tërbuar me trajtimin e rezervuar për të nga Marotta dhe Ausilio, të cilët i zvarritën shumë negociatat e rinovimit. Njëkohësisht, edhe kandidatura e Di Maria reziston te Juventusi. “El Fideo” do të lirohet nga PSG në fund të sezonit dhe mund të marrë të njëjtën pagë si Dybala.

Sinjalet e qarta – Kroati ishte më i miri i ndeshjes në finalen e Kupës së Italisë, duke shënuar dygolësh. Ivan Perisic foli për “SportMediaset” në fundin e Juventus-Inter 2-4, pasi iu dha trofeun zikaltërve. Një trofe që mungonte prej 11 vitesh.

Mesfushori kroat dha një mesazh të fortë drejtuar Marotta. Në fakt, drejtuesi kishin shprehur gjithmonë optimizëm për rinovimin e tij, por deklarata e kroatit ra si një rrufe në qiell të hapur, duke fshirë zërat për rinovimin e tij:

“Ka vetëm thashetheme, ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Me lojtarë të rëndësishëm nuk mund të presësh, nuk flitet në momentin e fundit. Kjo nuk është e mirë dhe duhet ta dini”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit