Perisic refuzon milionat nga Kina, përgatit transferimin tek kjo skuadër

25 Qershor 2019
10:16
back button

Ivan Perisic ka refuzuar ofertën e Shanghai Shenhua, për të kaluar në Kinë me pagë 12 milionë euro në sezon.

Ky është lajmi që u konfirmuar nga mediet italiane mbrëmjes e së hënës, ndërsa këtë të martë, media angleze “The Sun” ka bërë me dije se sulmuesi anësor i Interit i është rikthyer çështjes “Arsenal”.

Kroati synon me çdo kusht të luajë në Premier League dhe pasi interesi i Manchester United për të është larguar, ai është rikthyer edhe një herë të fillojë negociatat me Arsenalin, që pati një tratativë për kalimin e tij në Londër edhe gjatë merkatos së janarit.

Asnjë hap nuk është zhvilluar ende mes dy klubeve, por shumë shpejt priten informacione të reja rreth të ardhmes së 29-vjeçarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit