Champions League

Perisic tradhëton Inter-in para Tottenham: “Kjo është ëndrra ime!”

Për Inter, shtatë pikë të grumbulluara në katër ndeshjet e para të Champions. Tani në Ëembley, kunër Tottenham, mjafton një pikë për të rrëmbyer biletën për në turin tjetër. Në vigjilje të përballjes me Tottenham, përballë mediave ishte kroati i zikaltërve, Perisic, që ka luajtur në Wembley vetëm pak ditë më parë me përfaqësuesen e Kroacisë, duke sfiduar Anglinë.

“Ishte një eksperiencë e bukur, pavarësisht humbjes, ambient ishte shumë i nxehtë, por tani duhet të jem i përqendruar për të bërë një ndeshje të bukur me Inter. Luajmë kundër një skuadre të fortë si Tottenham, nuk mendojmë vetëm për domosdoshmërinë për të hipotekuar vetëm një pikë, se përndryshe rrezikojmë të humbasim. E ardhmja? E kam thënë edhe më parë se është ëndrra ime që të luaj në Angli, gjithçka është e mundur, të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Për momentin përqendrohem te zikaltërit”, deklaroi Perisic.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Champions League