Përjashtim nga kupat e Europës dhe sanksione, Milani dorëzohet para UEFA-s

19 Maj 2019
11:32
back button

UEFA dhe Milan firmosën një marrëveshje për të kapur një bilanc ekonomik të konsoliduar për vitet 2014-2017, gjë që klubi italian nuk arriti ta bëjë. Më pas ishte rishikimi i buxhetit për 3-vjeçarin tjetër, 2015-2018.

Vitin 2018 Milani e mbylli me -126 milionë euro dhe këtë sezon duket se do e mbyllë me -100 milionë.

UEFA ka vendosur të punojë me dorë të hekurt ndaj “Djallit” duke kërkuar gjobë 12 milionë euro për klubin, limit deri në 21 lojtarë në kupat e Europës, ose përjashtim për një sezon. Të gjitha këto do të realizohen nëse Milani nuk e ul në -30 milionë euro buxhetin deri në vitin 2021.

“Corriere della Sera” ka bërë me dije se klubi kuqezi nuk ka ndërmend të fillojë një betejë tjetër ligjore ndaj UEFA-s në TAS të Lozanës. Për këtë Milan ka vendosur të kërkojë një marrëveshje direkt me institucionin më të lartë të futbollit në Europë.

Klubi do të kërkojë që të zgjatet koha e arritjes së objektivit të caktuar (më larg se viti 2021), gjithsesi ky hap duhet shikuar me shumë kujdes sepse klube si Inter dhe Roma mund të irritohen me UEFA-n duke qenë se ata i kanë përmbushur objektivat e tyre ashtu siç iu janë përcaktuar.

 Në të kundërt vetë klubi do të kërkojë të përjashtohet për një sezon nga kupat e Europës dhe këtë mund ta kërkojë që këtë sezon, por vetëm nëse kualifikohen për në Europa League, nëse ia dalin të shkojnë në Champions League, marrëveshja do të shtyhet për një fazë të mëvonshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit