Përjashtimi i bujshëm, Manchester City gjen “fajtorët”!

18 Shkurt 2020
12:33
back button

Manchester City është përjashtuar nga kompeticionet evropiane për dy sezonet e ardhshme. Vendimin e ka bërë publik UEFA disa ditë më parë. Arsyet e këtij përjashtimi ishin thyerjet e rregullave të fair-playt financiar, si dhe për licencimet.

Sidoqoftë, sipas lajmeve të fundit që qarkullojnë në mediat angleze, Manchester City duket se fajëson disa klube për këtë përjashtim. Sipas asaj që ka mësuar “Athletic”, drejtues të “Citizens” janë shprehur se klube si Real Madrid, PSG, Bayern Munchen dhe disa klube angleze, kanë bërë presion tek UEFA që këta të fundit të përjashtojnë Cityn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit