Përjashtimi nga Olimpiada, reagon Rusia: Shkelën parimet e familjes olimpike

4 Mars 2022
8:57
Telesport
back button

Komiteti Paraolimpik Rus ka akuzuar Komiteti Olimpik dhe atë Paraolimpik Ndërkombëtar, për vendimin e marrë për të përjshtuar Rusinë dhe Bjellorusinë nga Lojërat Paraolimpike dimërore “Pekin 2022”, që nisin sot në Kinë.

Një vendim që nuk ka asnjë bazë dhe që kundërshton principet themelore të familjes olimpike. Sporti për persona me aftësi të kufizuara është apolitik”, thanë përfaqësuesit e olimpizmit rus.

Siç dihet, dy ditë para fillimit të Olimpiadës dimërore për persona me aftësi të kufizuara erdhi vendimi për të përjashtuar Rusinë e Bjellorusinë, pasi kanë shkelur armëpushimin olimpik. Ndërkohë që, fillimisht u vendos që këto dy shtete të garonin si neutralë.

Me këtë vendim, duket se fajtorët e konflikteve aktuale janë në Olimpizmin botëror. Ne nuk na u la asnjë mundësi për të thënë mendimin tonë dhe garuar. Politika e gabuar solli edhe këtë vendim të gabuar”, thanë përfaqësuesit e olimpizmit rus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit