Përjashton anglezet, Pochettino zbulon favoriten për Champions League

18 Mars 2019
18:57
back button

Tottenham-i i tij, duke eliminuar Borussia Dortmund, fitoi biletën për në çerekfinalen e Champions League, aty ku do të sfidojë Manchester City, në një derbi të gjithin anglez. Gjithsesi, trajneri i Spurs-ave, Mauricio Pochettino, sikurse raporton “AS” nuk ka dyshime se cila është skuadra më favorite mes të tetave, për të fituar trofeun e Champions League.

“Nëse ka një skuadër favorite, atëherë ajo është pa asnjë dyshim Barcelona. Kanë futbollistë të nivelit më të lartë, përveç Messit që është një gjeni, më i miri në botë. Për më tepër që Valverde po bën një punë fantastike”, deklaroi trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino. 

“Pastaj ka formacione si Manchester City dhe Juventus, që janë ndërtuar për të fituar këto lloj garash. City është një skuadër shumë e fortë, jo vetëm që kur ka ardhur Guardiola. Ne do të luajmë në stadiumin tonë të ri, përballë 62.000 tifozëve. Kjo gjë do të na motivojë edhe më shumë”, përfundoi Pochettino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit