Përleshje mes dy tifogrupeve Roma vs Feyenoord, gaz lotsjellës nga policia. Efektivi godet huliganin holandez – PAMJET

25 Maj 2022
0:13
Telesport
back button

Duket se situata në Tiranë doli totalisht jashtë kontrollit sonte. Policia nuk mundi të mbante dot dy tifozeritë e organizuara të Feyenoord dhe të Roma-s, të cilat gjetën momentin për t’u rrahur mes tyre dhe për t’u konfrontuar.

Video amatore e filmuar po bën xhiron e rrjeteve sociale teksa te 21 Dhjetori do të kishte edhe gaz lotsjellës të hedhur nga policia për t’i shpërndarë. Tifozeria e Roma-s ishte ajo që donte konfrontimin teksa edhe holandezët  nuk janë tërhequr mbrapa…

Shihen persona që vrapojnë në rrugë dhe qarkullimi i makinave i bllokuar ndërsa civilë përpiqen të bëjnë arrestime të disa personave. Në një zonë tjetër të Tiranës, dallohet qartë një polic teksa godet me shkop gome tifozin holandez që është shtrirë në tokë pas konfrontimeve.

Nderkohe, nje grupim i madh prej 1 mije veteve ndodhet ne ambjentet e pedonales teksa po feston dhe ka vendosur edhe baner brenda ambjenteve te klubit te nates “Folie”… Ata jane ultrasit prej Roterdami…

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit