Përpara 4 viteve luante te Partizani, sot është një hap larg Serie A për 2 mln euro

25 Korrik 2021
16:00
Telesport
back button

Vazhdon ngjitja në karrierë për Caleb Ekuban. Përpara 4 viteve sulmuesi luante në Superligën shqiptare me Partizanin, por duket sikur ka kaluar një përjetësi nga ai moment. Aventura e tij turke te Trabzonspor duket se ka mbaruar… Ai do e lërë Trabzonsporin dhe Turqinë për t’u rikthyer në Itali, aty ku bëri hapat e parë si profesionist.

Ish-sulmuesi i Partizanit, me të cilët ganezi shënoi 17 gola në sezonin 2016-2017 do të transferohet te skuadra e Genoa. Vlera e transferimit të sulmuesit do jetë 2 milionë euro.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit