Përplaset nga makina, ndërron jetë në moshën 55-vjeçare legjenda e boksit

15 Korrik 2019
19:18
Telesport
back button

Sporti i boksit ka mësuar sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshën 55-vjeçare të një prej legjendave të këtij sporti. Bëhet fjalë për Pernell Whitakker, që ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë. Mediat amerikane raportojnë se ish-boksieri u përplas nga një makinë në Virginia Beach, në zonën ku ai ishte rritur.

Sipas TMZ, Whitakker (i njohur me nofkën sweat pea, bizelja e ëmbël) u përplas nga makinë në një zonë pak të populluar dhe ende nuk dihet dinamika e ngjarjes. Edhe pse ndërhyrja e shpejtë erdhi brenda pak minutash, ish-boksieri ndërroi jetë si pasojë e plagëve të shumta që kishte marrë në trup dhe kokë.

Pernell Whitakker

Whitakker ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Los Anxhelos 1984”, ndërkohë që ai ka qenë kampion bote në katër pesha të ndryshme: Lightweight (56-60kg), light welterweight (60-64kg), welterweight (64-69kg) dhe light middleweight (69-75kg).

Pasi triumfoi në Olimpiadë ai vendosi të bëhet boksier profesionist, ku dueloi për 17 vite (1984-2001). Whitakker zhvilloi 46 duele si profesionist, duke fituar 40 prej tyre, 4 humbje, 1 barazim dhe 1 duel pa rezultat. Në mesin e viteve ’90 ai konsiderohej si një nga boksierët më të mirë në qarkullim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit