Përqafimi i Zidane për lojtarin e vet: Eja këtu, bir kur**; je një përbindësh (video)

14 Janar 2020
13:02
Alfred Lleshi
back button

Zinedine Zidane nuk humbet asnjë finale. Edhe të nëntën në karrierën e tij si trajner i Real Madridit, francezi e fitoi përmes penalltive. E kemi fjalën për finalen e Superkupës së Spanjës, që u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite, kundër “kushërinjve” të tjerë madrilenë, të drejtuar nga Diego Simeone. 

Në rrjet janë bërë “virale” videot e festimit të “Los Blancos”, ku Zidane i përqafon një nga një lojtarët e tij, pas suksesit të radhës. Sikurse duket në këto pamje, ai ishte veçanërisht efuforik me Casemiro, të cilit i drejtohet me fjalët: “Eja këtu ti “kopil” (bir kur**), je një përbindësh (monstruoz)”!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit