Përralla e adoleshentit Ndreçka, debutim dhe 90 minuta në Serinë A!

4 Maj 2019
21:34
back button

Data 4 maj 2019 do të mbahet mend përgjithmonë nga djaloshi shqiptar Angelo Ndreçka, vetëm 17 vjeç, i lindur në Desenzano del Garda, por me prindër dhe gjak shqiptar.

Ndreçka, mbrojtës i majtë titullar te Primavera e Chievos, ka debutuar sot në Serinë A dhe jo thjesht pak sekonda sa për numër, por 90 minuta, sepse ishte titullar në ndeshjen Chievo-Spal.

Pak rëndësi ka që miqtë fituan 4-0, Chievo nuk ka më prioritet rezultatet dhe po luan për të provuar sa më shumë të rinj, ndërsa pas disa ndeshjeve në stol muajin e shkuar, sot e ka pasur radhën Ndreçka të debutojë.

Shumë emocione, jo pak vështirësi ndaj veteranëve të Spalit, por edhe një kros i bukur për të treguar se nuk është aspak i ndrojtur,  edhe pse Seria A është ende tepër e madhe për të.

Dikush do thotë: po ky djali, sa ndeshje ka luajtur me ekipet e moshave të Shqipërisë? Përgjigja: Zero! Shqipëria, me profesorët e saj dhe zbuluesit e saj të jashtëzakonshëm, nuk ka vend për lojtarë si Ndreçka!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit