PËRRALLA E BUKUR: Klubi i vogël ngjitet në La Liga pas 14 vitesh dhe fal 10 mijë abonime për tifozët besnikë!

13 Korrik 2020
12:16
Telesport
back button

Duhet të vinte pandemia, një ngjarje historike për njerëzimin, që të vinte edhe një mrekulli sportive dhe një përrallë e bukur.

Humbja brenda fushe e Saragoza kundër Real Oviedo ka zyrtarizuar festën në qytetin e bukur panoramik të Cadiz, që rikthehet në elitën e futbollit spanjoll pas plot 14 vitesh!

Image

Edhe nëse luhet pas dyerve të mbyllura, besimi i publikut është ende thelbësor për çdo ekip. Dhe kur tifozët janë afër, asnjë biznes nuk është i mbyllur.

Cadiz, skuadra historike e futbollit spanjoll, e di mirë këtë dhe feston rikthimin në La Liga pas një periudhe mjaft të ndërlikuar në katet e poshtme.

“Limoneros” nuk e kanë parë elitën për thuajse 15 vjet dhe për këtë arsye qyteti, megjithë rrezikun e Covid-19 në Spanjë, ka dalë në rrugë për të festuar ngjitjen në La Liga. Jo një sjellje e vlerësueshme në këtë moment historik, por e kuptueshme duke pasur parasysh pritjen mbi një dekadë.

Vetë klubi mezi pret që të përballet me emrat e mëdhenj në futbollit spanjoll dhe botëror si Real dhe Barcelona. Sigurisht, në fushë nuk do të ketë më Magico Gonzalez, talenti i El Salvador i cili mund të vlente aq sa Maradona, por me siguri, kur të jetë e mundur, do të jenë të gjithë tifozët për të shtyrë lojtarët të japin mbi 100%.

Image

Dhe, siç shpjegon Marca, do të hyjnë në stadium… falas. Ngjitja në La Liga sjell me vete mbajtjen e një premtimi të bërë nga drejtuesit e klubit në fillim të sezonit: ata që nuk kanë humbur as edhe një ndeshje në “Ramón de Carranza” (padyshim për sa kohë që kanë arritur të shkojnë në stadium dhe pa shpërthyer pandemia), do të kenë abonim falas për sezonin 2020-21. Kështu, mund të shohin Messin dhe të tjerë yje pa paguar një euro të vetme.

Një mënyrë si çdo tjetër për të shlyer besimin e publikut, i cili në këtë sezon tashmë ka marrë kënaqësi që dukej se kishte harruar. Sigurisht, klubi humbet, duke pasur parasysh se nga 16 mijë persona në stadium, 10 mijë janë ata që kanë qenë gjithmonë të pranishëm.

Estadio Ramón de Carranza - Wikipedia

Por edhe për ata që nuk kanë arritur të shkojnë në disa ndeshje, ka avantazhe të tjera. Ata që kanë humbur një ndeshje do të paguajnë vetëm një të katërtën e çmimit të abonimit, ata që kanë munguar nga dy do të paguajnë gjysmën e abonimit, ndërsa  ata që kanë humbur takimin tre herë do të kenë akoma një zbritje prej 25%. Me pak fjalë, një shpërblim besnikërie, i cili po i çmend tifozët e Cadiz.

Sakaq, dhurata e parë e lajmëruar nga presidenti Manuel Vizcanio do të jetë Alvaro Negredo, sulmuesi 34-vjeçar që sapo ka mbyllur aventurën me Al-Nasr dhe do të kthehet në Spanjë, aty ku ka shënuar mbi 100 gola (Valencia, Sevilla, Almeria).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit