Përralla e Haller, nga ferri te kthimi në fushë me tre gola në 7 minuta (Pamjet)

13 Janar 2023
20:44
Denis Hakanaj
back button

Sebastian Haller realizoi një tregolësh mahnitës në shtatë minuta në një rikthim përrallor në formacionin titullar të Borussia Dortmundit pas diagnozës së tij me kancer. Lojtari i Bregut të Fildishtë u diagnostikua me kancer në testikuj në verën e vitit 2022 dhe iu nënshtrua një procesi rraskapitës trajtimi.

Haller iu dha leja për të rifilluar stërvitjen e plotë këtë muaj dhe u kthye në grup si zëvendësues në një miqësore kundër Fortuna Dusseldorf në fillim të kësaj jave.

28-vjeçarit iu dhanë më shumë minuta në miqësoren e Dortmundit kundër FC Basel, dhe ai i shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Haller realizoi golin e parë me penallti në minutën e 81-të përpara se të godiste sërish në minutat 86 dhe 87.

Fansat e futbollit u derdhën në rrjetet sociale, me njërin prej tyre që ka shkruar në Twitter: “Gjërat që pëlqejmë të shohim”. Një tjetër tha: “Sebastien Haller, ti mbret absolut”. Dhe një tjetër tha: “Haller është kthyer. Nuk do të lexoni lajme më të mira sot.”

Një tjetër shënoi: “Sebastien Haller mundi kancerin e testikujve dhe rikthehet në të njëjtin sezon për të shënuar një tregolësh në minutat e tij të para për Dortmundin. Miqësore ose jo, thjesht gjëra të pabesueshme. Historia më e bukur e vitit.”

Haller shpreson se nuk do të kalojë shumë kohë para se ai të kthehet në fushë për Dortmundin në ndeshje zyrtare. Verdhezinjtë do të kthehen të luajnë në Bundesliga 22 janarin e ardhshëm dhe do të presin në shtëpi Augsburg-un.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit