Përralla e Jovic, “Falcao i vogël” po mahnit Gjermaninë

13 Dhjetor 2018
21:13
Denis Hakanaj
back button

Ka luftuar dhe ka vuajtur për të arritur statusin e talentit të ri që kërkohet nga skuadrat e mëdha. Sepse i riu Jovic, kur ishte një djalosh, ka kaluar net të tëra në ndenjëset e pasme të makinës së babait të tij, i cili udhëtonte edhe 200 kilometra me kusht që ai të stërvitej.

Falcao dhe nuhatja për golin 

Në shtëpi quhet “Falcao i Vogël” dhe vetë Jovic e përkufizon veten si një sulmues me dhuntinë e “nuhatjes për golin që ma ka dhënë gjithmonë Zoti”. Fjalë dhe epitete që mund të peshojnë sa një gur, por për atë që ka talent është kthyer si një trampolinë për të kaluar prova që jeta, jo vetëm futbollistike, të vendos përballë.

Golashënuesi më i ri i të gjitha kohërave

Që është një lojtar i predispozuar për t’u bërë një bomber e tregon edhe rekordi personal që krijoi me golin e parë zyrtar të shënuar me klubin më të rëndësishëm të vendit, Crvena Zvezda-n, ku u bë golashënuesi më i ri (16 vjeç e 5 muaj), një rekord që mbahej nga Dejan Stankovic, një tjetër legjendë e paprekshme e futbollit serb. Pas një periudhe të errët në Lisbonë te Benfica, ku po humbte në radhët e ekipeve të moshave, Jovic ka gjetur dritën në Bundesliga, tek Eintracht Frankfurt që e ka rigjeneruar.

“Kur u nisa për në Portugali, isha vetëm, pa prindërit e mi, pa të dashurën time. Kur u largova nga Crvena kam qarë për tri ditë rresht”.

Që kur ka shkuar në Gjermani, Jovic i ka treguar të gjitha vlerat e tij si një sulmues modern, i shpejtë dhe me një nuhatje goli që e ka vendosur midis bomberave të mëdhenj europian: në vitin e parë te Franfurt shënoi 9 gola, dha 4 asiste dhe fitoi Kupën e Gjermanisë (në finalen kundër Bayern), trofeu i parë për klubin pas 30 vitesh. Ky vit ka qenë edhe më i mirë: 15 gola në të gjitha kompeticionet, në 20 paraqitje: një makineri goli.

Ai kryeson renditjen e golashënuesve në kampionatin gjerman, bashkë me Alacer, me 10 gola.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit