PËRRALLA E NJË HIRUSHE! Prej 15 vitesh ëndërronte ditën e madhe, ngjitet për herë të parë në histori në Ligue 1

15 Maj 2021
23:13
Telesport
back button

Pas përrallës Troyes, do të jetë edhe Clermont në shiritin e startit të sezonit të ri në Ligue 1. Pasi Troyes (me bashkëpronarët e Manchester City) fitoi kampionatin përpara një jave, sot ishte radha e skuadrës  së vogël të Alvernia-Rodano, pavarësisht humbjes ndaj Caen, që të sigurojë ngjitjen e parë historike në elitë.

Një siguri matematikore e arritur sot nga klubi që kurrë më parë nuk ka luajtur në Ligue 1 dhe gjithmonë është përpëlitur mes Ligue 2 dhe Ligue 3, ose ndryshe Nacional League.

Pas plot 15 vitesh në Ligue 2, momenti i shumëpritur erdhi sonte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit