PËRRALLA MESSIAS MBAN MILANIN ENDE NË CHAMPIONS (VIDEO)

24 Nëntor 2021
22:59
Telesport

Duhet te shkonte keshtu!

Duhet të vinte një futbollist që deri përpara 4 vitesh luante në kategorinë e katërt në Itali që t’i jepte Milanit një fitore mëse të merituar në Madrid ndaj Atletico me një gol që ka aromën e fitores së parë në grup në Champions League dhe çon kuqezinjtë kështu në kuotën e 4 pikëve.

Një ndeshje e dominuar nga skuadra e Piolit me një mori mungesash duke përfshirë edhe faktin se në stol qëndroi 90 minuta Rafael Leao.

Por, organizimi dhe loja e Stefano Piolit ka qenë perfekte, aq sa kuqezinjtë iu afruan disa herë golit, ashtu si edhe Atletico në fund, që pati shans të mirë por gaboi me Cunha.

Në fund, fitorja vjen nga Junior Messias, lojtari i panjohur që sot do të njihet nga të gjithë. i ardhur nga Crotone në fund të verës dhe që mungoi për dëmtim dhe formën jo të mirë fizike.

Një krosim i Kessie dhe goditja me kokë vendimtare.

Liverpool, sakaq, fiton 2-0 ndaj Porto dhe shkon kështu 15 pikë në grup.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit