“Persekutimi” nga arbitrat, Daja: Skënderbeu më i dëmtuari, diçka të ndryshojë!

7 Shkurt 2020
17:04
back button

Skënderbeu ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e kampionatit ndaj Bylis, e cila do të luhet në Korçë. Skuadra bardhekuqe e drejtuar nga Ilir Daja do të tentojë të kthehet te suksesi pas humbjes së pësuar përballë Laçit, ku pati edhe një episod të lidhur me vendimet e arbitrit. Një penallti që korçarëve iu mohua dhe që trajneri Daja e trumpeton edhe në konferencën për shtyp.

“Skënderbeu është nga ekipet që është dëmtuar më shumë deri në këtë moment, dhe në favorin tonë nuk ka të njëjtat gjëra. Kjo ka ndodhur me vazhdimësi. Sigurisht, që Federata e Sektori i Arbitrave duhet të bëjnë një analizë dhe të marrin përgjegjësi, jo për Skënderbeun por për vazhdimësinë e kampionatit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit