Përsëritet rasti “Malcom”, klubi i Premier League i vjedh lojtarin shqiptar italianëve

25 Shtator 2020
16:41
Eraldo Harlicaj
back button

Të gjithë e mbajnë mend historinë e Malcom që iu drejtua ekipit të Romës, por ishte Barcelona që e blindoi në fund duke “e rrëmbyer” nga avioni. Ekipi katalanas e mori me shumë fjalë, ndërsa verdhekuqtë mbeten shumë të habitur.

E njëjta histori mund të përsëritet me futbollistin shqiptar Andi Zeqiri. Ky i fundit ndodhet në Itali dhe sipas medieve të shtetit fqinj ka arritur marrëveshjen me Parmën. Sulmuesi ende nuk ka firmosur, prandaj klubi i Brighton është futur në punë.

Ata do të nisin një avion privat në Itali sipas kolegut Arlind Sadiku për të bindur lojtarin. Zeqiri është një ndër lojtarët më premtues me origjinë shqiptare. 21-vjeçar shqiptar është formuar te Lausanne dhe ka dhuruar paraqitje të mira.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit