PES 2019 mbërrin në iOS dhe Android: Ja ç’duhet të dini

25 Dhjetor 2018
0:39
back button

PES 2019 është bërë tashmë i disponueshëm edhe për telefonat celularë Apple e Android. Është e mundur që videoloja e famshme të shkarkohet nga App Store dhe Google Play, në një version të fuqizuar të Unreal Engine 4, që ofron një eksperiencë grafike të jashtëzakonshme. 

Aplikacioni është ndërtuar në mënyrë të tillë që të ketë dinamika të ngjashme në lojën e famshme për 'console'. 

Për sa u përket modaliteteve të tjera të lojës, është krijuar edhe mundësia për të luajtur sfida 1 kundër 1, si dhe krijimi i kampionateve të personalizuara online, ose ndeshje kundër miqve në listë. 

Nuk mungon natyrisht as Online Match, mënyra e të luajturit që lejon lojtarët më të a pasionuar që të grumbullojnë pikë për të marrë pjesë në eventet javore me çmime. 

Ndër kampionatet që mund të luhen, Premier Liga ruse është ekskluzive absolute, ashtu si J-League japoneze dhe një total prej 12 kampionatesh të mbështetura zyrtarisht nga Pro Evolution Soccer.

Këtyre u shtohen edhe licencat e kampionëve si David Beckham, Zico, Pavel Nedved e Paolo Maldini, ndërsa grafika janë spektakolare. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit