Pescara fluturon dhe Memushaj është një garanci, por befasia e madhe quhet Kastrati

8 Dhjetor 2018
10:25
back button

Pescara hapi javën e 15-të në Serinë B të premten në mbrëmje, duke fituar 2-0 në fushën e vet ndaj Carpi-t. Një ndeshje aspak e thjeshtë, edhe për shkak të mungesave, ndërkohë që Carpi u mbrojt mirë deri afër fundit të ndeshjes, kur shënoi një autogol 16 minuta para përfundimit dhe gjithçka mori fund.

Një fitore e artë për Pescara-n, që kap përkohësisht Palermo-n në krye, edhe pse rivalët kanë një apo dy ndeshje më pak dhe renditja do të ndryshojë ndjeshëm që sot.

Ndërkaq, në fushë ishin dy shqiptarë, të dy te Pescara: Ledian Memushaj dhe Elhan Kastrati, i pari një ndër "senatorët" e ekipit dhe i dyti një ndër "fëmijët" e abrucezëve.

Paraqitje e mirë, si zakonisht, për Memushajn, i cili i kreu me saktësi të dyja fazat e lojës dhe i shkoi pranë golit, duke u vlerësuar me notën 6 ose 6.5 në mediat italiane.

Megjithatë, surpriza e madhe quhet Kastrati: portieri i kombëtares shqiptare luajti ndeshjen e tretë sezonale për shkak se mungonte titullari Fiorillo dhe para ndeshjes shihej me mosbesim prania e 21-vjeçarit shqiptar në portë, aq sa trajneri Pillon në konferencën për shtyp e mbrojti me vendosmëri, duke garantuar se talenti kuqezi do të paraqitej mirë. Parashikim perfekt, sepse për herë të parë këtë sezon Kastrati jo vetëm që nuk pësoi gol, por ishte edhe një ndër më të mirët në fushë, duke merituar notën 7. Sulmuesi mik Jelenic pati tre raste të mira dhe në të tre rastet u ndal mjaft mirë nga Kastrati, i cili luajti ndeshjen perfekte, duke dhënë sinjalin se meriton më shumë hapësirë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit