Pesë kuqezi të paprekshëm, Rangnick vendos “piketat” te merkato e Milanit!

5 Qershor 2020
12:36
Telesport
back button

Paraqitjet e shkëlqyera dhe sezoni deri tani gati perfekt për Ismael Bennacer, i paguar nga Milani 15 mln euro te Empoli, kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha: mes tyre PSG dhe City kanë nisur bisedimet.

Por, deri tani nuk është gjetur gjuha e përbashkët me klubin kuqezi që e cilëson si të paprekshëm algjerianin, edhe pse ka vendosur klauzolë 50 mln euro. PSG ka arritur të ofrojë 35 mln euro që janë refuzuar menjëherë nga bordi kuqezi.

Ralf Rangnick, që pritet të zyrtarizohet te Milani, ka përcaktuar madje pesë futbollistë të pashitshëm, përfshirë Bennacer (vetëm nëse paguhet klauzola).

Kështu, Donnarumma pritet të rinovojë edhe për një vit dhe nuk do të shitet këtë verë, ndërsa gjithashtu Romagnoli, Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu nuk do të preken. Turku i pëlqen jashtë mase menaxherin gjerman, që ka një plan për ta rikthyer në nivelet e dikurshme në Bundesliga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit