Peshëngritje: Kupa e Shqipërisë shpall fituesit dhe teston më të mirët në prag të botërorit

7 Nëntor 2022
13:35
Telesport
back button

Në palestrën sportive të Kamzës, u zhvillua Kupa e Shqipërisë në peshëngritje, një event ku morën pjesë shtangistët më të mirë në vend dhe të gjitha klubet. Një aktivitet që shërbeu edhe për të parë gjendjen e sportistëve në prag të botërorit të shtangës, që zhvillohet në dhjetor, në Kolumbi.

Eventi mbante emrin e ish-komisarit Artan Cuku. Për femra, titulli ekipor shkoi për Partizanin, që pati edhe peshëngritësen më të mirë, Desjana Koni. Ndërsa për meshkuj triumfoi Tirana, që nxori edhe shtangistin më të mirë, Briken Calja. Ky i fundit ka lënë pas dëmtimet që pati në gjysmën e parë të këtij viti dhe duket gati për botërorin.

Fituesit për meshkuj

55kg, Laert Mero, Skënderbeu (172kg-dygarësh)

61kg, Aldo Doçi, Tirana (198kg-dygarësh)

67kg, Florenc Çela, Kamza (181kg-dygarësh)

73kg, Sajmir Chepa, Tirana (260kg-dygarësh)

81kg, Briken Calja, Tirana (231kg-dygarësh)

89kg, Arbër Çerçizi, Apolonia (276kg-dygarësh)

96kg, Fredi Lamaj, Apolonia (315kg-dygarësh)

102kg, Albert Meta, Elbasani (302kg-dygarësh)

109kg, Ardit Onuzi, Tirana (311kg-dygarësh)

+109kg, Bekim Gripshi, Teuta (290kg-dygarësh)

Fitueset për femra

49kg, Mira Nazaj, Partizani (77kg-dygarësh)

55kg, Desjana Koni, Partizani (148kg-dygarësh)

59kg, Enkilejda Carja, Elbasani (167kg-dygarësh)

64kg, Jonida Likaj, Partizani (148kg-dygarësh)

76kg, Elona Allmuça, Partizani (161kg-dygarësh)

81kg, Arjeta Rade, Teuta (150kg-dygarësh)

+87kg, Nensi Haxhiu, Tirana (70kg-dygarësh)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit