Petit: Neymar do të shkëlqente te këto dy skuadra

25 Maj 2023
20:00
Denis Hakanaj
back button

Kampioni i Botës me Francën, Emanuel Petit, beson se ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, do të shkëlqente në Premier League.

Braziliani është përmendur për një transferim të mundshëm te Manchester United këtë javë, ndërsa Petit mendon se O’Ney do të ishte perfekt për një klub si Arsenal-i, ish-skuadra e francezit.

“Mendoj se Neymar do të ishte i përshtatshëm për çdo klub të madh. Nëse ai shkon tek Arsenal-i, mua do të më pëlqente shumë dhe mendoj se edhe atij do t’i pëlqente”, ka thënë Petit për Genting Casino.

“Besoj se do t’i pëlqej shumë stili i lojës i Arsenal-it. Do t’i pëlqente shumë të luante me lojtarë të rinj duke parë se ai është shumë i pjekur vetë.

“Mendoj se do të ishte i lumtur të transferohej tek Arsenal. Ai mund të luajë në krahun e majtë dhe të djathtë, dhe për shkak të problemeve që ka pasur me dëmtimet mund të jetë pjesë e rotacioneve.

“Nëse shkon te Manchester United, do të isha shumë i lumtur për ata dhe për Premier League. Ata kanë Rashford dhe Sancho, por do të kishin edhe aftësisë e Neymar, i cili do të përshtatej shumë mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit