Petr Cech jep lajmin e madh për të ardhmen e tij

15 Janar 2019
12:59
back button

Portieri i Arsenalit, Petr Cech njoftoi se në fund të këtij sezoni do t’i japë fund karrierës si futbollist profesionist. Portieri çek e nisi sezonin si zgjedhje e parë për trajnerin Unai Emery, por në ndeshjet e fundit është Bernd Leno që i ka zënë vendin, duke e ulur në stol 36-vjeçarin.

“Ky është sezoni im i 20-të si futbollist profesionist dhe kanë qenë 20 vite që nga kontrata ime e parë si profesionist, kështu që është momenti i duhur për të lajmëruar tërheqjen tim në fund të këtij sezoni. Kam luajtur për 15 vite në Premier League dhe kam fituar çdo trofe të mundshëm. Ndihem sikur kam arritur gjithçka që kisha objektiv. Do vijoj të punoj fort te Arsenal, për të fituar edhe një trofe tjetër këtë sezon, më pas do shoh se çfarë do më rezervojë jeta jashtë fushe”, shkroi Cech në një postim në rrjete sociale.

Në karrierën e tij gardiani ka veshur fanellën e Chelsea dhe Arsenal në Premier League, aty ku ka zhvilluar 623 ndeshje. Ndërkohë, karrierën e tij e nisi me Chmel Blsany e Sparta Prague në Çeki, për të vijuar te Rennes në Francë, para se të kalonte në Angli. Ndërsa në kombëtaren e Çekisë ai ka qenë pjesë që nga viti 2002-2016. Në karrierën e tij Cech ka fituar 5 Fa Cup, 4 Premier League, 3 League Cup, 1 Champions League dhe 1 Europa League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit