Petronas paralajmëron Rossi: Një legjendë, por këtu rregullat i bëjmë ne

3 Dhjetor 2020
13:20
Telesport
back button

Valentino Rossi do të garojë me Yamaha Petronas sezonin e ardhshëm të MotoGP, motorin satelit të Yamaha, me të cilën ai ka garuar vitet e fundit. Duke folur për këtë transferim, Wilco Zeelenberg, drejtori sportiv i Petronas, bën të qartë strategjinë që ky motor do të përdorë vitin tjetër.

Valentino Rossi është i rëndësishëm në sportin tonë, por me të kemi qenë të qartë që në fillim: Do të jemi ne ata që do të vendosim për stategjinë”, tha Zeelenberg, që më tej shtoi: “Për ne është një nder që ai do të garojë me motorin tonë dhe do të ishte çmenduri të mos e merrnin dhe të refuzonim ofertën e Yamaha”.

Ne duam që të dy pilotët tanë, Rossi dhe Franco Morbidelli, të japin dhe marrin më të mirën nga motori ynë. Këtë vit fituam 6 gara dhe kjo nuk është pak, ndaj presim një sezon të mirë me këta dy pilotë. Gjithsesi, ata duhet të respektojnë rregullat tona, sidomos Rossi”, tha Zeelenberg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit